Kosovë Kronikë Policore Lajme

Tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona!

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për arrestimin e pesë personave për dyshime lidhur me tjetërsimin e një prone në vlerë prej 1.5 milion euro.

Në njoftimin e prokurorisë, shtohet se, sipas dyshimeve fillestare, personat e përfshirë duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, kanë pajisur me fletë poseduese personin M.S, për pronën e cila gjendet në Fushë Kosovë, me sipërfaqe prej 2 hektar, dhe më pas personi M.S ka tentuar që në bashkëpunim me persona të tjerë këtë pronë ta tjetërsoi përmes shitblerjes tek personat M.Z dhe M.Z me dokumente të falsifikuara në vlerë prej një milion e pesëqind mijë (1.500.000) eurosh.

‘’ Të dyshuarit janë duke u hetuar për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe neni 31 të KPRK-së. Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK), ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Njoftimi:

Pesë persona të arrestuar për dyshime lidhur me tjetërsimin e një prone në vlerë prej 1.5 milion euro

Prishtinë, 08 Shtator 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, në koordinim me Policinë e Kosovës, Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të autoritetit zyrtar, sot janë arrestuar pesë (5) persona.

Sipas dyshimeve fillestare, personat e përfshirë duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, kanë pajisur me fletë poseduese personin M.S, për pronën e cila gjendet në Fushë Kosovë, me sipërfaqe prej 2 hektar, dhe më pas personi M.S ka tentuar që në bashkëpunim me persona të tjerë këtë pronë ta tjetërsoi përmes shitblerjes tek personat M.Z dhe M.Z me dokumente të falsifikuara në vlerë prej një milion e pesëqind mijë (1.500.000) eurosh.

Të dyshuarit janë duke u hetuar për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe neni 31 të KPRK-së.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK), ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin.