Kosovë Lajme

8 ditë para verdiktit në Hagë: “Liria ka Emër” me mesazh te Zyrat e Dhomave të Specializuara

Aktivistë të platformës “Liria ka Emër” do të zhvillojnë sot, në orën 11:00 një aktivitet simbolik dhe demokratik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas njoftimit të organizatorëve, gjatë aktivitetit para hyrjes së objektit do të shpaloset një mesazh, ndërsa më pas do të mbahet edhe një fjalim.

Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 30 minuta.