Kosovë Lajme

Qavolli dhe Shabani rekomandohen në KPK për avancim si prokurorë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Pas përfundimit të procesit të intervistimit, Komisioni për Transferim dhe Avancim të Prokurorëve të Shtetit, i ka rekomanduar Këshillit Prokurorial të Kosovës dy kandidatët Ersan Qavolli dhe Veton Shabani, të votohen për t’u avancuar në pozitën e prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kandidati Shabani arriti 88.6 pikë, ndërkaq Qavolli mori 85 pikë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, u zhvillua procesi i intervistimit nga Komisioni me përbërje: Zejnullah Gashi- kryesues, si dhe anëtarët Elza Bajrami-Kastrati dhe Visar Krasniqi.

Secili nga anëtarët e Komisionit, ka parashtruar nga tri pyetje bazuar në Rregulloren për transferim dhe avancim.