Lajme Sport

​Ballon d’Or 2026: Nesër zbulohen emrat potencial për ta rrëmbyer çmimin e madh

Gara për Ballon d’Or 2026 ka hyrë në fazën vendimtare, me yjet më të mëdhenj të futbollit që synojnë trofeun prestigjioz. Performancat gjatë sezonit, golat, trofetë dhe ndikimi te skuadrat do të jenë faktorët kryesorë në përcaktimin e fituesit individual.

Sigurisht ndikim pritet të ketë dhe perfromanca e lojtarëve në Kupën e Botës që u zhvillua gjatë kësaj vere, ku favorit do të jenë futbollistët spanjoll me emra si Rodri dhe Lamine Yamal.

Vëmendja e tifozëve është përqendruar te favoritët, ndërsa ceremonia pritet të sjellë një tjetër betejë të fortë për kurorën e futbollistit më të mirë në botë.

Nesër priten të zbulohen emrat e nominuar nëpër kategori nga faqja zyrtare e organizatorëve.