Zjarri vijon të jetë aktiv prej më shumë se 24 orësh në zonën e Shkodrës, duke përfshirë Myselimin dhe kodrat e Bardhajve.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore me pisha, ndërsa era e fortë dhe terreni i vështirë po e vështirësojnë ndërhyrjen.
Në Bardhaj, zjarri është afruar edhe pranë banesave, ndërsa një banor ka deklaruar se i janë dëmtuar ullishtet dhe makineritë e punës.
Në terren po punojnë zjarrfikësit, të ndihmuar edhe nga reparti i Vau-Dejës dhe një helikopter.
