Kosovë Lajme

“Zjarri i Lirisë” në Zonën e Drenicës: Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

Nga Likofci, vendi që bart një peshë të veçantë në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-ushtarë dhe ushtare të UÇK-së kanë ngritur zërin në mbështetje të çlirimtarëve që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në kuadër të aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, ata kanë kërkuar drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke shprehur besimin se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se e vërteta e saj do të triumfojë.

Përmes mesazheve të tyre, ish-luftëtarët kanë bërë të qartë se, pavarësisht rrethanave, do të qëndrojnë gjithmonë në krah të bashkëluftëtarëve të tyre dhe të luftëtarëve të lirisë.

Nga Likofci u përcoll mesazhi se përkrahja për çlirimtarët nuk është vetëm solidaritet me katër prej figurave kryesore të UÇK-së, por edhe mbrojtje e sakrificës, historisë dhe luftës çlirimtare të Kosovës.

“Zjarri i Lirisë” vazhdon të bartë mesazhin e përbashkët për drejtësi, dinjitet dhe liri.