Kosovë Kronikë Policore Lajme

E mitura goditet nga vetura në Rudarë, dërgohet në spital!

Një këmbësore e mitur është goditur nga një veturë pasditen e së premtes në fshatin Rudarë të Zveçanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së një shoferi, shtetas serb.

Viktima kosovare është dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ku ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.