Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku po e përgëzon partia kryesore rivale e tij, Vetëvendosja. Që nga momenti që Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e quajti “mik” Abdixhikun, e ky i fundit e la fajtor deputetët e tij për shkuarjen eventuale në zgjedhje të reja, edhe eksponent të tjerë nga VV kanë filluar ta lavdërojnë Abdixhikun.
Elvis Hoxha, njëri nga ofenduesit, denigruesit e shpifësit më të mëdhenj në kampin e Kurtit, i cii shpërndante edhe postime të profilit te rremë, “Lule Gjeli”, për ta sulmuar Abdixhikun, tash ka shpërndar video të tij, në shenjë përkrahje, pasi ky i fundit i la fajtor deputetët e tij dhe gazetarët për shkuarjen potenciale në zgjedhje.
