Pasi gjashtë deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, deklaruan se nuk e votojnë kandidatin për president, Bekim Sejdiun, tashmë është krijuar një rrethanë e re në zhvillimet politike të vendit.
Faton Peci, njëherësh kryetar i Mitrovicës, foli mbi këto zhvillime.
I pyetur nëse do të thirret seanca konstituive, ai tha se fillimisht dy partitë që arritën një marrëveshje për presidentin, sipas tij, duhet të ulen dhe të diskutojnë.
“Kjo është krejt një rrethanë e re, për të cilën duhet me u ulë dhe me diskutu. Do të thotë duhet me diskutu dy palët, këtë rast, në radhë të parë VV me partnerë, por edhe LDK. Së pari ndoshta duhet me diskutu secili veç e veç se cila është ideja, rruga që duhet ndjekur për me tejkalu këtë situatë. E për LDK-në nuk e di”, u shpreh Peci.
