Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti njëherit kryetar i VV-së sot do të zhvilloj takim tjetër me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Siç ka marrë vesh lajmi.net, takimi do të mbahet nga ora 16:00, transmeton Periskopi.
Ky takim vjen pas mbledhjeve që të dy i kanë mbajtur dje me Grupet e tyre Parlamentare.
Në mbledhjen e GP të LDK-së, gjashtë deputetë kanë dal kundër votimit të Bekim Sejdiut për President, kandidat që ka dal nga marrëveshja VV-LDK.
Për dallim nga LDK, Kurti dje pasi ka dal nga takimi me GP të VV-së, ka thënë se të gjithë janë pajtuar për këtë kandidat ndërkaq ka thënë se për shkak të zhvillimeve në LDK do të mbajnë takime të reja me Abdixhikun.
