Evis Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë.
Burime nga mbledhje e qeverisë bëjnë të ditur se ministrja ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Rama.
Dorëheqja e saj vjen rreth një vit pas marrjes së detyrës, më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë “Rama 4” duke marrë stafetën nga Albana Koçiu.
Deri më tani, nuk janë bërë publike arsyet e dorëheqjes së ministres.
Sala, e cila është mjeke dhe pedagoge universitare, mori detyrën në shtator 2025, kur u prezantua zyrtarisht nga kryeministri Edi Rama.
