Qëndresa Ibrahimi ka përfunduar në vendin e pestë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke shënuar një tjetër paraqitje të mirë për Kosovën në karate.
Karateistja kosovare nuk arriti të fitojë përballjen për medaljen e bronztë ndaj boshnjakes Nejla Sipoviq.
Në gjysmëfinale, Ibrahimi ishte mposhtur nga marokenia Chaimae Elhayti.
