Kosovë Lajme Politikë

Kurti sulmon 6 deputetët e LDK-së, lavdëron Abdixhikun dhe ekipin e tij

Mblidhet Grupi Parlamentar i VV-së, Kurti thotë se do të deklarohet pas takimit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të prononcohet pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

GP i Vetëvendosjes u mblodh pasi që nga Lidhja Demokratike e Kosovës u tha se gjashtë deputetë nuk do ta votojnë kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiun.

“Vullnetin për zgjedhjen e presidentit e kemi shndërruar në marrëveshje me LDK-në me emrin e përveçëm të profesor Bekim Sejdiut. Mbrëmë kemi pasur takim në VV me kryesinë, tash po shkoj në mbledhjen e Grupit Parlamentar e më pas do të mund të ju drejtohem”, tha Kurti, transmeton Periskopi.

Të hënën u njoftua për marrëveshjen e arritur mes LDK-së e VV-së për propozimin e Bekim Sejdiut si kandidat për president.

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, eksponentë të LVV-së kanë deklaruar se i kanë 62 vota për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Me 12 votat e LDK-së, ky numër do të arrinte në 74 deputetë.

Kjo nuk mjafton për zgjedhjen e presidentit.

Në dy raundet e para nevojiten të paktën 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me 61 vota, nëse në dy raundet paraprake në votim kanë marrë pjesë së paku 80 deputetë.