Kosovë Lajme Politikë

LDK e përçarë: Avdullah Hoti i thotë “JO” propozimit të Kurtit e Abdixhikut për Bekim Sejdiun president

Deputeti i LDK-së Abdullah Hoti nuk ka votë për kandidatin e përbashkët për president të Kurtit dhe Abdixhikut, Bekim Sejdiun.

“Jo,” i ka thënë gazetës Nacionale, Avdullah Hoti, i pyetur se a ka votë për Bekim Sejdiun për president të vendit.

Hoti është nga deputetët e parë të LDK-së të deklaruar kundër ujdisë së Abdixhikut me Kurtin për Bekim Sejdiun si kandidat dypartiak për president.

Sejdiu kishte qenë gjyqtar raportues në rastin kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Qeverinë e udhëhequr prej Hotit në vitin 2020.