Kronikë Policore Lajme

U aksidentua me 14 gusht në Jashanicë, vdes i riu në QKUK

Sot i njëjti ka ndërruar jetë një person i cili para disa javësh ishte përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ky i fundit ka theksuar se viktima ishte aksidentuar me 14 gusht, dhe se i njëjti kishte qenë në trajtim mjekësor në QKUK.