Numri i viktimave në Nepal vazhdon të rritet dhe sot ka kaluar shifrën prej 660 personash.
Gjatë orëve të fundit, është gjetur edhe një trup tjetër, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 669, bëri të ditur policia në një përditësim, raporton SkyNews.
Ndarja sipas zonave është:
Rasuwa: 13
Dhading: 49
Gorkha: 54
Nawalparasi Lindore: 158
Nuwakot: 41
Chitwan: 248
Tanahun: 31
Nawalparasi Perëndimore: 75
Siç është raportuar sot, rreth 2,500 persona rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve vdekjeprurëse.
