Aktivisti Labinot Azemi ka reaguar publikisht ndaj kritikave dhe tentativeve për të njollosur figurën e Myftiut të Kosovës, Prof. Naim Tërnava. Përmes një postimi, Azemi ka shpërndarë dëshmi historike të kontributit të Tërnavës dhe Medresesë “Alauddin” gjatë luftës, duke i dalë me forcë në mbrojtje integritetit dhe veprimtarisë së tij kombëtare e fetare.
Azemi ka kujtuar se roli i Prof. Naim Tërnavës shkon përtej aspektit fetar, duke theksuar mbështetjen e madhe morale dhe materiale që ky institucion i ka dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gjatë reagimit të tij, aktivisti nëgëzoi se përpjekjet për të zbehur këtë figurë nuk e dëmtojnë autoritetin e Myftiut, por tregojnë qëllimet e atyre që e sulmojnë:
”Sa më shumë përpiqeni të njollosni një figurë të respektuar, aq më shumë tregoni kush jeni ju, jo kush është ai. Ne jemi rritur me figurën e madhe të Prof. Naim Tërnavës, me kontributin, urtësinë dhe respektin që ai ka fituar ndër vite. Figura të tilla nuk zbehen nga fjalët e njerëzve, sepse veprat dhe kontributi i tyre flasin vetë.”
Me këtë reagim, Azemi vë në pah mirënjohjen për figurat me ndikim në historinë e re të Kosovës dhe bën thirrje për respektimin e kontributit shumëvjeçar të Tërnavës në shërbim të vendit.

