Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar disa rekomandime për qytetarët, me qëllim mbrojtjen nga temperaturat e larta dhe ekspozimi ndaj rrezatimit ultraviolet.
IKSHPK këshillon qytetarët që të shmangin qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, kur temperaturat dhe rrezatimi UV janë më të larta.
Po ashtu, rekomandohet përdorimi i kapelave, syzeve të diellit dhe kremrave mbrojtës me faktor të përshtatshëm ndaj rrezatimit UV.
Një tjetër këshillë e rëndësishme është konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe shmangia e qëndrimit pa ushqim për periudha të gjata.
Instituti u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë këto rekomandime për të reduktuar rrezikun nga pasojat e ekspozimit ndaj temperaturave të larta dhe diellit të fortë.
