Instituti Hidrometeorlogjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
IHK njofton se temperaturat minimale do të arrijnë ndërmjet 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 30 deri në 36 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, 1–5 m/s.
IHK u ka rekomanduar qytetarëve që të kenë kujdes nga vapa.
Gjatë mesditës dhe pasdites, temperaturat e larta mund të shkaktojnë ngarkesë termike, veçanërisht te personat e ndjeshëm.
Pini mjaftueshëm lëngje
Shmangni qëndrimin e gjatë në diell
Kufizoni aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta
Mbroni lëkurën nga rrezatimi diellor
KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE
Temperaturat e larta dhe moti kryesisht i thatë do të favorizojnë pjekjen e kulturave bujqësore, por do të rrisin kërkesat për ujë. Rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës dhe ujitja sipas nevojës.
INDEKSI UV: I LARTË – SHUMË I LARTË
Kujdes i shtuar nga 10:00 deri në 16:00.
