Kosovë Lajme Sport

Flaka Loxha fiton poashtu medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare

Kosova ka arritur të shtojë edhe një medalje në xhudo në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja Flaka Loxha, i shtohet Fatjona Kasapit dhe Akil Gjakovës në listë duke e fituar medaljen e bronztë.

Ajo e mposhti turken, Aysenur Budak me ippon që i mjaftoi për t’i siguruar Kosovës medaljen e tretë në xhudo.

Në xhiron e parë ishte e lirë. Në çerekfinale mposhti me Yuko, Michela Terranova nga Italia dhe ndërsa në gjysmëfinale Flaka humbi me Wazaari nga Ana Viktorija Puljiz.