Lajme Shqipëri

“Të pafetë do bëhen copa”, alarm për bomba në Bashkinë dhe Gjykatën në Durrës

Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.

Siç raporton Top Channel, edhe në Durrës ka mbërritur një e-mail mëngjesin e sotëm ku paralajmërohen “të pafetë se do të bëhen copash nga një bombë” që do të shpërthente, sipas tyre, brenda dy orësh.

E-maili në emër të “Shtetit Islamik”, është shpërndarë në Bashkinë Durrës dhe në Gjykatë.