Kosovë Lajme

Azemi hap rrugë të reja bashkëpunimi në Kaçanik!

Aktivisti për të drejtat e njeriut dhe zëri i njohur kundër bullizmit, Labinot Azemi, ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Komunën e Kaçanikut, ku është diskutuar mundësia e bashkëpunimit ndërmjet Institutit INVES dhe institucioneve komunale.

Në takim, Azemi është pritur nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ndërsa të pranishëm ishin edhe Nënkryetari Xhelal Dema, Drejtori i Arsimit Gazmend Bunjaku dhe Shefja e Kabinetit Dardana Dauti.

Fokusi i diskutimeve ishte krijimi i mundësive konkrete për bashkëpunim institucional, me synim zhvillimin e iniciativave dhe projekteve që mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet.

Azemi, i cili prej vitesh angazhohet publikisht për të drejtat e njeriut dhe ndërgjegjësimin kundër bullizmit, e vlerësoi takimin si një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe realizimit të nismave me interes publik.

Besojmë se ky bashkëpunim do të sjellë iniciativa dhe projekte të dobishme për komunitetin”, është shprehur Azemi pas takimit.

Ai ka falënderuar kryetarin Vishi për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke lënë të hapur rrugën për iniciativa të reja në të ardhmen.

Takimi shihet si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit të angazhimit qytetar dhe institucioneve lokale, veçanërisht në fusha që lidhen me arsimin, të drejtat e njeriut, fuqizimin e të rinjve dhe mirëqenien e komunitetit.