Një e mitur ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se e lënduara nga Spitali i Pejës është transferuar në QKUK.
Ndërkohë, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, janë duke hetuar se si ka ardhur deri te ky rast.
