Kosovë Kronikë Policore Lajme

Sot varroset Altin Kryeziu, polici që humbi jetën pas aksidentit në krye të detyrës

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Altin Kryeziut, zyrtarit policor nga Bubaveci i Malishevës, i cili ndërroi jetë në QKUK pas plagëve që pësoi kur u godit nga një veturë ditë më parë në Malishevë, derisa ishte në detyrë zyrtare.

Lajmin për ceremoninë e varrimit e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët njoftuan se Altini do të varroset në varrezat e fshatit Bubavec, nga ora 17:00.

“Në këtë ditë të rëndë, do t’i japim lamtumirën e fundit Altinit, djalit, policit dhe njeriut që la pas kujtime, dhimbje e respekt të pashlyeshëm. U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, thuhet në njoftimin mortor.