Kosovë Kronikë Policore Lajme

E rëndë në Shkodër, vriten babë e bir, një person i plagosur!

Një vrasje e dyfishtë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku dy persona, babë e bir, dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri.

Policia e Shkodrës është njoftuar për rastin përmes një telefonate dhe në zonë janë nisur grupet e emergjencës për të verifikuar informacionin dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Situata është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor, ndërsa zona ndodhet disa orë larg qytetit të Shkodrës.

Në disa pjesë të Dukagjinit mungon edhe sinjali telefonik, duke e bërë më të komplikuar komunikimin dhe ndërhyrjen e shërbimeve.

Pritet që autoritetet të japin një njoftim zyrtar në vijim, ku të sqarohen rrethanat e ngjarjes identitetet e personave të përfshirë dhe gjendja e të plagosurit.