Botë Lajme

ShBA vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze pas dështimit të negociatave tregtare

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa prej 50 për qind ndaj disa mallrave nga Kanadaja, pasi dy vendet aleate nuk arritën marrëveshje tregtare.

Tarifat, të cilat hynë në fuqi pas mesnatës, prekin mallra kanadeze në vlerë rreth 20 miliardë dollarë, që përbëjnë pak më shumë se 5 për qind të eksporteve të Kanadasë drejt ShBA-së, shkruan Reuters, transmeton Periskopi.

Vendimi ka rritur tensionet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit kanadez Mark Carney, ndërsa mund të vështirësojë edhe negociatat për rinovimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë mes ShBA-së, Kanadasë dhe Meksikës.

Carney njoftoi se ka pezulluar negociatat tregtare me SHBA-në dhe paralajmëroi se Kanadaja do t’u përgjigjet tarifave “dollar për dollar”.

Sipas tij, ndryshimet e bëra nga pala amerikane në momentin e fundit ishin të padrejta dhe ekonomikisht të pajustifikueshme.