Lajme Shqipëri

I kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet në Durrës shtetasi nga Kosova

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar në Durrës një shtetas nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ishte dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 3 vjet e 6 muaj burgim.


Shtetasi me inicialet E. Zh., 57 vjeç, i lindur në Kosovë, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht në lagjen nr. 13 në Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 38”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Prishtinës, Kosovë, e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Kosovës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe të Kosovës, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, tha Policia Shqiptare.