Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi emocionuese të gjyshes së tij, Hyre Thaçi, teksa po e ndiqte në televizor intervistën e të birit.
Në fotografi, nëna e Hashim Thaçit shihet e ulur para televizorit, duke ndjekur intervistën e tij, ndërsa Endriti ka shoqëruar imazhin me një mesazh prekës.
“Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj. Por, asnjë ekran nuk e zëvendëson as përqafimin mes tyre. Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB. I kemi premtuar se do të vish pas 16 shtatorit. Edhe pak, edhe pak”, ka shkruar Endrit Thaçi.
Sakaq, më 16 shtator pritet të shpallet vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
