Kosovë Kronikë Policore Lajme

Tragjedia në Smrekonicë: Këta janë të rinjtë nga Mitrovica që humbën jetën


Dy të rinj të moshave 22 dhe 24 vjeç nga Mitrovica humbën jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Smrekonicë.

Viktimat e aksidentit tragjik janë Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu.

Lajmi për vdekjen e dy të rinjve ka tronditur familjet, të afërmit.

Përplasja tragjike sipas policisë ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.