Kosovë Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme!

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Nxehtësia ekstreme mund të jetë e rrezikshme për aktivitetet në ambiente të jashtme.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10 deri në 35 km/h, raporton Meteo Kosova.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.