Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se diskutimi mes tyre është përqendruar te çështja e presidentit të ardhshëm.
Kurti bëri të ditur se para se të merret ndonjë vendim, do të zhvillohen konsultime brenda partive.
“Ky takim ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale. Kriteret, parimet, rrethanat në të cilat ndodhemi, çfarë figurash me cilat kontribute dhe merita. Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë sonë”, deklaroi Kurti.
