Kosovë Lajme Politikë

E konfirmon Haxhiu: Me LDK-në do të këtë një takim së shpejti

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojnë një takim së shpejti.

Haxhiu tha se takimet mes partive politike duhet të vazhdojnë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për presidentin dhe tejkalimin e ngërçit institucional.

“Partitë të ulen dhe të flasin për çështjen e presidentit. Kemi një qëndrim të LDK-së për president, pra le të fillojmë të flasim me emra për një kandidat konsensual, për një kandidat që nuk është në parti politike. Kurti e përmendi që nuk duan që presidenti të jetë nga radhët e VV-së, sepse ka pasur diskutime që VV po insistison të jetë nga radhët e tyre, pra edhe LVV thekson që janë për një president konsensual. Uroj që takimet me partitë të vazhdojnë dhe ato të ndodhin shumë shpejt, pra sipas njoftimit që Kurti na tha, me LDK do të ketë një takim shumë shpejt. Uroj që këtyre takimeve t’iu bashkohen edhe partitë e tjera politike”, tha Haxhiu.

Ajo u bëri thirrje edhe partive të tjera që t’i bashkohen dialogut dhe të mos refuzojnë takimet.