Kosovë Lajme

Vdes punëtori i KEK-ut që pësoi lëndime në vendin e punë

Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Haxhi (Selatin) Gojnovci, ka vdekur pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident të rëndë vendin e punës.

KEK-u ka njoftuar se Gojnovci ndërroi jetë të dielën, më 16 gusht, rth orës 20:30, pas aksidentit që kë kishte ndodhur gjatë kryerjes së detyrave të punë punës në zonën e ekskavatorit.

Një ditë më parë ishte reportuar se punëtori kishte pësuar lëndime të rënda në këtë aksident.

“Më 16.08.2026, gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, i ndjeri ka pësuar një aksident të rëndë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar me humbjen e jetës sës tij”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Gojnovci ishte pjesë e KEK-ut që nga 15 nëntori i vitit 1985, duke kontribuar për më shumë se katër dekada në Korporatë.

KEK-u e ka përshkruar atë si punëtor të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, duke theksuar korrektësinë dhe raportet e mira kolegiale që kishte ndërtuar ndër vite.

“Familjes Gojnovci, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet më tej në njoftim.


POSTIMI