Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë për personin i cili wshtw arrestuar dje në Zveçan.
Policia e Kosovës ka publikuar edhe disa pamje gjatë operacionit dhe arrestimit të personit të dyshuar.
“Pas operacionit policor të realizuar të dielen në Zveçan, ku u arrestua i dyshuari (I.M.), nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
