Mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën “Sheshi i Arbrit” në Prishtinë, është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Njësiti policor, pasi ka dalë në vendin e ngjarjes, ka hasur një viktimë mashkull kosovar të plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.
Njoftimi i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Sheshi i Arbrit, Prishtinë. 15.08.2026 – 22:00. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë hasur viktimën m/k, i cili ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Të dyshuar janë dy meshkuj kosovar të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
