Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili së bashku me deputetet e tjerë të kësaj partie qëndruan para objektit të Qeverisë, ka reaguar edhe përmes një postimi në Facebook.
Ai ka pyetur: “Ku je, kryeministër?”.
“Ora është 8:16 dhe me gjasë kryeministri paska pirë mbrëmë dhe nuk qenka zgjuar për të ardhur në punë. Ku je, kryeministër? REPUBLIKË – KUSHTETUTË”, ka shkruar Lushtaku.
