Lajme Shqipëri

Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë orëve të pasdites zonën e Priskës së Madhe fshati Daias në Tiranë.

Flakët e favorizuara nga era u përhapën me shpejtësi, ndërsa tymi mbuloi gjithë zonën. Zjarrfikësit po vijojnë luftën me flaktët, të cilat janë të përmasave të mëdha.

Vatrat riaktivizohen nga era herë pas here, teksa helikopterët hedhin ujë pranë banesave që të mos përhapet zjarri.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për ta vënë nën kontroll flakët, bashkë me një helikopter të Forcës Ajrore. Ndërkohë raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre.

Situata është përkeqësuar në orët e pasdites edhe në fshatin Abazë të Krujës, ku bashkia ka urdhëruar evakuimin e banorëve. Flakët po favorizohen nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat. Në vendngjarje po punojnë dhjetëra forca zjarrfikëse dhe helikopterët.

Zjarri vijon prej ditësh edhe në Lurë të Dibrës, duke djegur sipërfaqe të tëra. Mbi 20 forca të emergjencave dhe banorët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre te banesat.

Deri në orën 17:00 ka patur 10 vatra zjarri aktive qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë