Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aksident në Malishevë: Shtatë persona të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në Malishevë.

Sipas burimeve nga Qendra Emergjente, të cilat kanë bërë të ditur për Klan Kosova, njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Një gjendje e rëndë, politraumë e rëndë. Të gjithë janë trajtuar në Qendrën Emergjente, janë kryer ekzaminimet e duhura dhe do të shohim se ku do të vazhdojnë trajtimin”, është thënë nga Qendra Emergjente .