Kosovë Lajme

I pari i kryeqytetit merr përsipër aksionin për heqjen e mbishkrimit “Free Ukraine”: Shteti duhet të respektohet

Deklarata e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se shteti i tij nuk ndërron qëndrim ndaj Kosovës dhe se respekton “integritetin territorial të Serbisë,” ka bërë që autoritetet vendore të heqin flamurin “Slava Ukraina” të vendosur në Prishtinë që kur kishte nisur invazioni rus.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se shteti i Kosovës duhet të respektohet, duke ndarë edhe pamje nga largimi i mbishkrimit “Free Ukraine” nga objeti i hotelit “Grand” në kryeqytet.

“Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet. Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj. Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok”, ka shkruar Rama. 

PAMJE