Kosovë Kronikë Policore Lajme

Humb jetën i mituri që kishte rënë nga një objekt në Prizren ditë më parë

Policia ka njoftuar se më 2 gusht 2026 është raportuar se një i mitur, mashkull kosovar, dyshohet se kishte rënë nga një objekt në Prizren. Si pasojë e lëndimeve, ai ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.

Ndërsa, më 8 gusht 2026 është konfirmuar se i mituri ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM MBI VDEKJEN/Prizren / 02-08.08.2026-16:00. Është raportuar se me 02.08.2026 viktima mashkull kosovar (i mitur), dyshohet se kishte rënë nga objekti, ku si pasoj me lëndime ishte dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm, ndërsa me 08.08.2026 është konfirmuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.