Kosovë Lajme Politikë

Situata politike në Kosovë, Hamza s’i përjashton protestat

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar pas skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Hamza tha se PDK do të përdorë të gjitha mjetet e lejuara demokratike për të reaguar ndaj situatës së krijuar, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e protestave.

“Do të përdoren të gjitha mjetet e lejuara demokratike, që i bie se nuk përjashtohet as protesta”, tha Hamza.

Ndryshe deri mbrëmë pas mesnate, Kuvendi kishte afatin e fundit për t’u konstituuar, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që kishte vendosur 30 ditë afat për deputetët për ta konstituuar Kuvendin që nga certifikimin i rezultateve.

Partitë opozitare kanë qëndruar mbrëmë në ambientet e Kuvendit deri në ora 00:00 afat ky që ishte paraparë sipas kushtetueses për konstituimin e Kuvendit të Kosovë, por dera e sallës ku mbahet seanca plenare i ishte vënë dryni.