Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka dërguar ftesë për takim këtë të martë liderëve të partive politike, para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të caktuar për 6 gusht.
Pas AAK’së, edhe PDK e ka refuzuar ftesën e Kurtit për takim. Në përgjigjen e kryetarit të partisë, Bedri Hamza thuhet ndër të tjera:
Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qendrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë eshtë qe të vazhdojme të qëndrojmë ne opozite.

