Presidenti amerikan Donald Trump duket se e ka ndryshuar qasjen ndaj Ukrainës dhe presidentit Volodymyr Zelensky.
Nëse më parë besonte se Rusia do ta fitonte luftën, tani, sipas The Wall Street Journal, ai është i impresionuar me mënyrën se si Ukraina po reziston në luftë.
Veçanërisht i kanë bërë përshtypje sulmet me rreze të gjatë brenda Rusisë dhe zhvillimi i industrisë ukrainase të dronëve.
Raporti thotë se Trump tani e sheh Zelenskyn në një dritë më pozitive, ndërsa Putinin më pak të favorshëm se më parë.
Ai vazhdon të kërkojë përfundimin e luftës, duke theksuar numrin e madh të viktimave nga të dyja palët, sipas një raporti të “The Wall Street Journal”.
Gjithashtu, në raport thuhet se ai e vlerëson aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur dhe për të zhvilluar teknologji ushtarake, veçanërisht në fushën e dronëve.
