Disa njerëz janë bllokuar brenda një qendre tregtare që u dëmtua nga një tërmet i madh sot në Japoninë jugperëndimore , thanë shërbimet e emergjencës.
Në “qytetin Kashima, kati i dytë i një kompleksi tregtar u shemb, duke lënë shumë njerëz të bllokuar brenda”, tha departamenti lokal i zjarrfikësve në një deklaratë, raporton The Guardian,
Më parë, policia tha se kishte marrë njoftime për atë që dukej si një shpërthim në pikën tregtare Aeon Mall në rajonin e Kumamotos, por nuk ishte në gjendje të jepte informacione shtesë mbi dëmet ose viktimat.
Raportet vijnë pasi një tërmet me magnitudë 7.1 ballë goditi Japoninë jugore.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), tërmeti kishte një thellësi prej 10 km dhe goditi prefekturën Kumamoto të vendit në orën 4:27 pasdite sipas orës lokale (8:27 të mëngjesit BST).
Agjencia tha se dridhjet u matën në nivelin më të lartë të mundshëm prej shtatë ballësh sipas shkallës Shindo të Japonisë. Ndërsa agjencia fillimisht lëshoi një paralajmërim për cunami për një valë me lartësi një metër, që atëherë e ka anuluar atë.
Në vitin 2016, Kumamoto u godit nga dy tërmete shkatërruese – njëri me magnitudë 6.5, i ndjekur nga një tjetër me magnitudë 7.3 dy dit
