Të mërkurën në mëngjes, kryeministri hungarez Péter Magyar dhe ministri i Transportit dhe Investimeve, Dávid Vitézy, mbajtën një konferencë për media lidhur me Planin për Zhvillimin e Hekurudhave, por para fillimit të saj ndodhi një incident, raportojnë mediat hungareze.
Magyar dhe Vitezy mbërritën në vendin e konferencës me tren, por para nisjes, në stacionin hekurudhor Nyugati në Budapest, u ndaluan nga një burrë i cili e pështyu kryeministrin.
Magyar iu përgjigj burrit me fjalët: “Ju uroj shëndet të mirë”, raportoi 24.hu.
Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2026, partia e Magyar, Tisza, shënoi një fitore bindëse, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbanit dhe partisë Fidesz.
Para se të hynte në politikë, ai ishte jurist dhe punoi në administratën shtetërore. Ai u bë i njohur për publikun e gjerë në vitin 2024, kur u shkëput nga establishmenti i atëhershëm qeverisës dhe themeloi një lëvizje politike, e cila shumë shpejt u shndërrua fillimisht në forcën më të madhe opozitare, e më pas edhe në forcën qeverisëse të vendit.
pic.twitter.com/oEHK2qYugk— Kun István (@kunpisti) July 22, 2026
