Botë Lajme

Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë, kjo është arsyeja

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi.

Shkarkimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi nga detyra u largua edhe ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, një vendim që shkaktoi protesta në disa qytete të Ukrainës.

Sipas raportimeve, fillimisht qarkulluan spekulime se largimi i Fedorovit ishte rezultat i një përplasjeje me Syrskyin. Më pas, këto zëra u konfirmuan, duke nxitur diskutime të reja mbi ndryshimet në drejtimin e ushtrisë ukrainase.Fedorov, 35 vjeç, është vlerësuar gjerësisht për reformimin e Ministrisë së Mbrojtjes, modernizimin e forcave të armatosura dhe drejtimin e nismave kundër korrupsionit.

Nga ana tjetër, Syrskyi, 60 vjeç, është konsideruar nga shumë ukrainas si një komandant i formuar në shkollën ushtarake sovjetike, i cili ka treguar hezitim në zbatimin e reformave të thella në ushtri.

Deri më tani, Presidenca ukrainase nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet e shkarkimit të Syrskyit apo emrin e pasuesit të tij.