Kosovë Lajme

Erërat e forta rrëzojnë minaren e xhamisë në Plluzhinë të Skenderajt

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëme edhe në komunën e Skenderajt.

Në fshatin Plluzhinë, si pasojë e erërave të forta është rrëzuar minarja e xhamisë duke shkaktuar dëme materiale,.

Nga informacionet e para, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmet e shkaktuara nga moti i lig.

VIDEO