Kosovë Kronikë Policore Lajme

Deponia në Sferkë përfshihet sërish nga zjarri, helmohen disa protestues

Deponia në Sferkë të Pejës është përfshirë sërish nga flakët.

Ekipet e Emergjencës së Pejës kanë intervenuar pasi disa prej protestuesve dyshohet se u është vështirësuar frymëmarrja nga tymi që po del nga zjarri në deponinë e mbeturinave në fshatin Sverkë.

Banorët e disa fshatrave të zonës janë duke protestuar edhe në këto momente në afërsi të deponisë.

Kujtojmë se banorët e fshatrave të Pejës dhe Klinës kanë protestuar për zjarrin në deponinë e Sferkës, problem me të cilin thonë se përballen prej më shumë se dy dekadash.

Ata kanë shprehur shqetësimin për tymin dhe aromën e rëndë, duke deklaruar se ndotja ua ka vështirësuar jetën e përditshme dhe qëndrimin në shtëpitë e tyre.