Kosovë Lajme

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

Shumë mërgimtarë janë bllokuar në pikën kufitare Kroaci–Serbi, pasi autoritetet kroate kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve dhe autobusëve në drejtim të kufirit me Serbinë.

Mërgimtarët kanë bërë të ditur se bllokimi ka nisur rreth orës 00:00 dhe vazhdon ende.

Sipas tyre, në kolonë ndodhen shumë familje me fëmijë, ndërsa mungesa e ujit dhe ushqimit në këto temperatura të larta ka vështirësuar edhe më shumë situatën.

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim. Ka shumë familje me fëmijë dhe në këto temperatura situata është shumë e rëndë”, ka deklaruar një nga mërgimtarët.

Ata thonë se deri më tani autoritetet kroate nuk kanë dhënë asnjë sqarim për arsyet e bllokimit dhe pse nuk po lejohet qarkullimi drejt kufirit me Serbinë, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e shtetit të Kosovës për zgjidhjen e kësaj sitate.

VIDEO