Atmosfera para finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës është shoqëruar me kaos në hyrjet e stadiumit MetLife, ku mijëra tifozë janë përballur me pritje deri në tri orë për shkak të masave të jashtëzakonshme të sigurisë.
Kontrollet janë ashpërsuar për shkak të pranisë së pritur të presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa çdo tifoz i nënshtrohet kontrollit në stilin e aeroporteve. Vonesat kanë prekur edhe gazetarët dhe mysafirët VIP, mes tyre edhe Jurgen Klopp.
Ndërkohë, jashtë stadiumit dominojnë qartë tifozët argjentinas, të cilët me flamujt dhe thirrjet e tyre kanë krijuar një atmosferë shumë më të zhurmshme se mbështetësit e Spanjës.
